
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të zhvillojë sot, më 28 prill 2024, testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Testimi do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në Magazinën e KQZ-së, e vendosur në Vaqarr. Gjatë këtij procesi, në zbatim të nenit 22, pika 6 të Kodit Zgjedhor, do të simulohet hapja dhe mbyllja e procesit të votimit, si dhe procedura e identifikimit të zgjedhësve me anë të pajisjeve PEI.
Ky testim konsiderohet një hap i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.