Lajme
Konflikti mes kushërinjve në Cakran, një person i plagosur dhe dy të arrestuar

Një konflikt i ashpër mes kushërinjve në fshatin Cakran të Fierit ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të arrestuar. Mbrëmjen e djeshme, Miri Sulaj, 44 vjeç, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, Eduard Sulaj, gjithashtu 44 vjeç, pas një sherri për motive ende të paqarta. Përleshja ka përfshirë gjithashtu edhe djalin 17-vjeçar të autorit.
Pas ngjarjes, babë e bir u larguan nga vendi i ngjarjes, por policia arriti t’i lokalizonte dhe t’i shoqëronte. Eduard Sulaj është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.