Lajme

Dhunë në një rezidencë në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari, në spital djali i ish-deputetit Mhill Fufi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në një rezidencë në Farkë, ku Krist Fufi, djali 19-vjeçar i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, është dhunuar dhe kërcënuar.

Policia bën me dije se për këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë Kliton Sulce, 38 vjeç, i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me grushte dhe ka kërcënuar të riun. Aktualisht, Krist Fufi ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button