Lajme

Në ditë zie, Berisha përshtat fushatën: Pa muzikë dhe me minutë heshtje

Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të një ngjarjeje tragjike, duke ulur flamujt në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore, në zbatim të vendimit të qeverisë.

Në këtë kuadër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të vijojë takimet elektorale të planifikuara në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit. Ai theksoi se aktivitetet do të përshtaten me rregullat dhe etikën që kërkon një ditë zie.

“Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Do të mungojë muzika dhe në çdo takim do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut me një minutë heshtje”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, çdo aktivitet do të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave, ndërsa atmosfera do të jetë e përmbajtur, pa muzikë dhe pa tone festive, në shenjë respekti për dhimbjen kombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button