Lajme

Devoll – Sekuestrohen 32.3 kg kanabis në kufirin me Greqinë, shpallet në kërkim një shtetas

Një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë është parandaluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë. Si rezultat i operacionit, janë sekuestruar rreth 32.3 kilogramë kanabis.

Shërbimet e Policisë Kufitare që patrullonin mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, në afërsi të piramidave 43 dhe 44, konstatuan dy shtetas që transportonin dy çanta të dyshuara me drogë. Pasi u vunë re nga patrullat, personat braktisën çantat dhe u larguan në drejtim të kufirit grek.

Nga këqyrja e çantave u gjetën 20 pako të mbushura me kanabis, me peshë totale 32.3 kilogramë. Grupi hetimor i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë dhe Policia Kufitare kanë identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij. Një shtetas është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe identifikimin e autorit tjetër dhe çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button