Lajme

Katër persona arrestohen në Kaçanik për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika dhe terrorizëm

Katër persona, pjesëtarë të shoqatës “Rinia Islame Kaçanik”, janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Arrestimet u bëhen të premten mëngjes, dhe të dyshuarit janë Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati.

Dyshimet kundër tyre janë të lidhura me vrasjen e rreshterit Lika, i cili u qëllua për vdekje më 1 prill, kur po hynte në shtëpinë e tij në Kaçanik. Të dyshuarit, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati, kishin postuar një fotografi në rrjetet sociale disa javë më parë, ku shkruanin: “Nuk na intereson ne a na do njeri. Rruga jonë është që të jem më të dashurit e Allahut.”

Të arrestuarit janë akuzuar për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste. Elmedin Raka, njëri prej tyre, ishte gjithashtu akuzuar për djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik në vitin 2024, por ishte liruar për mungesë provash.

Aksioni i arrestimit është udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar se vrasja e rreshterit Lika mund të ketë pasur lidhje me rastin e djegies së gjykatës vitin e kaluar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button