Lajme

Kamëz/ Dhunon bashkëshorten dhe e kërcënon me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është parandaluar falë reagimit të shpejtë të Policisë në Kamëz. Një 40-vjeçar me inicialet A. M., banues në këtë qytet, është arrestuar në flagrancë pasi dhunoi bashkëshorten e tij dhe e kërcënoi me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ku pas një njoftimi të marrë nga qytetarët, shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, Komisariati Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë një operacion të koduar “Reagimi”, duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat do të përdoren si prova materiale në vijim të hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon për denoncimin e çdo rasti dhune në familje dhe garanton reagim të menjëhershëm për mbrojtjen e viktimave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button