Lajme

Tiranë – Finalizohet operacioni “Mystery”, zbardhen disa raste vjedhjesh të biçikletave dhe monopatinave

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mystery”, duke zbardhur disa raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit prill në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, shtetasit A. U., 32 vjeç dhe A. H., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Hetimet paraprake tregojnë se ky grup dyshohet se ka kryer të paktën gjashtë vjedhje – tre biçikleta dhe tre monopatina – në zona të ndryshme të Tiranës. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar ngushtë për realizimin e vjedhjeve, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar raste të tjera të mundshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button