Lajme
Shtyhet seanca gjyqësore mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit, shkak mungesa e prokurorit

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe sipërmarrëses Vilma Nushi është shtyrë sërish. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.
Padia është ngritur nga Nushi për shpifje, ndërsa përballja ligjore po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike. Seanca e radhës është caktuar për më 6 maj, në orën 09:00.
Pritet që menjëherë pas seancës, Vokshi të dalë me një deklaratë për mediat.