Klevis Balliu në Njësinë 14: Qytetarët po i bashkohen ndryshimit, narkopushteti i ka ditët e numëruara

Kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, ka zhvilluar këtë të martë një sërë takimesh me banorët e Njësisë 14 në kryeqytet. Gjatë takimeve, Balliu theksoi mbështetjen në rritje që po merr programi i Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si të vetmin që garanton ndryshim të vërtetë.
“Qytetarët kudo po i bashkohen programit që garanton ndryshimin. Narkopushteti i ka ditët e numëruara,” deklaroi Balliu, duke akuzuar qeverinë aktuale për situatën e rëndë në vend.
Sipas tij, më 11 maj do të nisë një faqe e re për Shqipërinë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një qeveri që ofron zgjidhje për problemet e akumuluara nën pushtetin e Edi Ramës.
“Pas 11 Majit, të gjithë bashkë do të zgjidhim problemet që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës,” u shpreh Balliu.