Lajme
Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë për përndjekje të një 20-vjeçareje

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet për veprën penale të përndjekjes. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 3 arrestuan shtetasin me iniciale E. I., 24 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga një 20-vjeçare.
Policia njofton se ndaj të riut ka nisur hetimi për veprime të përsëritura që kanë shkaktuar ndjesi frike dhe pasigurie tek vajza. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.