Lajme
Kryesore

Kthjellime në jug, vranësira dhe erëra të forta në veri e qendër

Vendi ynë pritet të përjetojë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore më të freskëta me origjinë veriperëndimore, të cilat do të sjellin ulje të vlerave barike.

Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Ndërkohë, jugu do të mbetet kryesisht nën ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të pakta.

Gjatë pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territorin, duke paralajmëruar një përkeqësim të lehtë të motit në vijim.

Temperaturat do të pësojnë një rritje si në orët e mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Vlera më e ulët do të regjistrohet në Peshkopi me 6°C, ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 27°C në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi verior-veriperëndimor, me shpejtësi që mund të kalojë 40 km/h. Si pasojë, në zonat bregdetare do të ketë dallgëzim me forcë deri në 2 ballë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button