Lajme

Luhatjet e kursit: Ja sa këmbehen dollari, euro, franga dhe paundi sot në tregun shqiptar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar për ditën e sotme, janë shënuar luhatje të lehta në vlerat e monedhave kryesore ndërkombëtare përkundrejt lekut shqiptar.

Dollari amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.8 lekë, ndërkohë që euro, monedha më e përdorur në tregun shqiptar, do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane regjistron gjithashtu një pozicion të qëndrueshëm, duke u blerë me 105.2 lekë dhe shitur me 106.2 lekë. Ndërsa paundi britanik, që vazhdon të ruajë një vlerë të lartë, do të blihet me 114.4 lekë dhe do të shitet me 115.4 lekë.

Ekspertët këshillojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me kursin e këmbimit në rastet kur bëjnë transaksione valutore, për shkak të ndryshimeve të përditshme që mund të ndikojnë në vlerën përfundimtare të këmbimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button