
Fletët e para të votimit nga diaspora kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Rreth 600 zarfe janë vendosur te Parku Olimpik, ku janë marrë në dorëzim nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe dy përfaqësuesit e PS dhe PD.
Administrata e KQZ do të nisë selektimin e tyre, nëse ka dëmtime në zarf dhe më pas do të ndahen sipas qarqeve përkatëse. I gjithë ky proces do të monitorohet me kamera.
Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit, e cila do të hapet më 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.