Kosova

​Sveçla publikon pamje nga aksioni kundër narkotikëve në Mitrovicë, arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga një aksion kundër narkotikëve në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës janë sekuestruar 117.9 gramë marihuanë dhe para të gatshme, ndërsa është arrestuar një person.

“Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. I dyshuari është arrestuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se lufta kundër narkotikëve është, mbi të gjitha, mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.

“Substancat narkotike të destinuara për shitje në rrugë përbëjnë rrezik për komunitetin, veçanërisht për nxënësit dhe ambientet përreth shkollave. Prandaj, do të vazhdojmë me vendosmëri angazhimin për të parandaluar shpërndarjen e tyre dhe për të garantuar mjedise më të sigurta për fëmijët tanë”, ka shtuar Sveçla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button