Kosova
Dy vetura vidhen brenda pak orësh në Suharekë dhe Prizren

Dy raste të vjedhjes së veturave janë raportuar në Suharekë dhe Prizren, gjatë ditës së hënë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar në Suharekë, rreth orës 01:10, ku është raportuar për vjedhjen e një veture me targa vendore, pronë e një mashkulli kosovar.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Prizren, rreth orës 08:30, ku persona të panjohur kanë vjedhur një veturë tjetër me targa vendore.



