Kosova
Shoqata e Radiologëve të Kosovës organizon simpozium shkencor në nder të Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë

Shoqata e Radiologëve të Kosovës organizoi sot, më 6 nëntor, në Prishtinë një simpozium shkencor në nder të Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë, e cila shënohet më 8 nëntor.
Gjatë simpoziumit u trajtuan tema profesionale që lidhen me zhvillimet në radiologji, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe avancimin e diagnostikimit mjekësor.
Në kuadër të aktivitetit u miratua edhe Statuti i ri i Shoqatës, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të organizimit dhe zhvillimit institucional.
Kryetari i Shoqatës, Prof. Dr. Jeton Shatri, theksoi rëndësinë e profesionalizmit, edukimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit për avancimin e radiologjisë në Kosovë.



