
Të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës, folën në lidhje me mbylljen e TikTok-ut dhe gjuhën e përdorur rëndomtë në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Kejsi Saliasi, Esli Cani, Divin Tare dhe Arjon Pulleja u shprehën se mbyllja e TikTokut nuk është një zgjidhje sepse problemet në shoqëri ekzistojnë dhe nuk janë vetëm në TikTok.
Kejsi Saliasi: Tiktok-u është një aplikacion i cili nuk i shërben shoqërisë sonë, por janë edhe shumë aplikacione të tjera. Po duket fare qartë që ai u mbyll, por janë hapur 10 aplikacione të reja që bëjnë punët e TikTok-ut. Unë nuk do ta kisha mbyllur, mund të kisha vendosur disa barrier, por mbyllja e agravon më shumë situatën. Esli Cani: Për t’i parë të gjitha dimensione duhet të kalojë pak kohë. TikTok-u nuk është ai aplikacion që përdoret tani së fundmi ka pak kohë që përdoret në Shqipëri dhe në botë. Duka kaluar kjo kohë arritëm të shikojmë këtë pikë kaq kulminante. Mbyllja nuk ëshë zgjidhje, sepse përdorimi i fshehtë do na bëjë të kuptojmë që këto të këqija do të jenë akoma më të fshehta dhe kjo është një gjë akoma më e keqe për mendimin tim.
Divin Tare: TikTok-u është një pasqyrë shumë e qartë e shoqërisë tonë. Nëse ka problem të qarta që shfaqen në TikTok është e vërtetë, por jo vetëm TikTok-u dhe rrejtet e tjera sociale. Nuk është vetëm problem i Shqipërisë, por mbarë botëror. Fenomene të ndryshme dhe jot ë duhura të shoqërisë amplifikohen dhe zhurmohen më shumë në TikTok, gjë e cila është mëse e vërtetë. Këto janë probleme të shoqërisë. Mbyllja e TikTok-ut as nuk i zhduk, as nuk i zëvëndëson ato.
Arjon Pulleja: TikTok-u nuk është pasqyrë e shoqërisë, sepse jot ë gjithë njerëzit investohen në TikTok. Një pjesë e mirë e shoqërisë nuk investohet në TikTok. Është një pasqyrë e një grupi të caktuar. Unë ata në TikTok nuk i quaj yje, ama që në i ndjekim është e vërtetë edhe pse është për të ardhur keq. Ndoshta ne na shijon edhe ajo ‘paçavurja’ që bëhet aty.