SHSHKos uron Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente e Kosovës

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës (SHSHKos) ka uruar Prof. Dr. Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Në urimin e saj, SHSHKos e vlerëson zgjedhjen e Shiroka Pulës si një moment me rëndësi të veçantë edhe për komunitetin akademik dhe shkencor të vendit, duke marrë parasysh veprimtarinë e saj akademike, shkencore dhe institucionale.
Shoqata i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, sukses dhe mbarësi gjatë mandatit, duke shprehur besimin se institucioni i Presidentes do të kontribuojë në forcimin e unitetit qytetar, institucioneve demokratike dhe përfaqësimit të Kosovës.
SHSHKos ka theksuar gjithashtu rëndësinë që gjatë mandatit të saj shkenca, arsimi, kërkimi shkencor dhe potenciali intelektual i Kosovës të kenë rol më të madh në zhvillimin e vendit dhe përfaqësimin ndërkombëtar.
“Urime Kryetare!”, përfundon urimi i Shoqatës së Shkencëtarëve të Kosovës.



