Kosova

Kurti thellohet në bisedë me ministrin e tij teksa del nga Kuvendi, shmang pyetjen për takimin me Bedri Hamzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur pyetjen e gazetarëve lidhur me takimin e mbrëmshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti, është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.

Teksa po kalonte nëpër oborrin e Qeverisë, Kurti u pyet nga gazetarët për detajet e takimit me Hamzën.

Kurti nuk iu përgjigj pyetjes, madje nuk e ktheu as kokën në drejtim të gazetarit që ia parashtroi atë.

Ai vazhdoi rrugën duke biseduar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pa dhënë ndonjë koment për takimin me kreun e PDK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button