Kosova

Musliu-Shoshi kërkon unitet në seancën e sotme: Uniteti ynë sot e mbron Kosovën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës nuk po e trajton në mënyrë serioze çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ajo ka kërkuar unitete të spektrit politik në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e sa në Facebook, Musliu-Shoshi ka shkruar se uniteti i deputetëve sot e mbron Kosovën.

“Fakti që Kuvendi mblidhet 12 ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për të miratuar një deklaratë (e cila nuk ka asnjë fuqi ligjore), tregon se shteti ynë nuk po e trajton seriozisht këtë çështje! MOS HARRONI: pas kësaj beteje, do të gjykohet PAVARËSIA jonë nga të njëjtët akterë. Uniteti ynë sot e mbron Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button