Kosova

Adriatik Kelmendi reagon ashpër për zhvillimet në Kuvend: “Do t’i gjykojë historia”

Publicisti Adriatik Kelmendi i ka quajtur të padijshëm dhe të pavetëdijshëm shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim ndaj zhvillimeve në parlament të premten, Kelmendi tha se ngjarjet e sotme rikuptimësojnë edhe rezultatin katastrofal të testit PISA.

“Kjo çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës e rikonfirmon dhe rikuptimëson edhe rezultatin katastrofal në testin PISA. PISA tregoi se jemi të fundit në Evropë për dije. Në mungesë të dijes, mungon edhe vetëdija”, tha ai.

“Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot janë të padijshëm, rrjedhimisht edhe të pavetëdijshëm për dëmtimin e shtetit”, u shpreh Kelmendi në një postim në Facebook.

“Shteti shkatërrohet brenda një dite vetëm nëse hudhet një bombë atomike, por shkatërrohet ngadalë duke ia montuar nga një minë çdo ditë, ashtu siç po e bën shumica parlamentare sot!”, tha Kelmendi. “Do t’i gjykojë historia!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button