Kosova

Ismaili: Kjo është politika e Albin Kurtit, mashtruese dhe hipokrite

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre edhe njëherë tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vendosi edhe njëherë tjetër ta bllokojë konstituimin e Kuvendit.

“POLITIKË MASHTRUESE! Për hir të konstituimit të Kuvendit, sot votuam kandidatin e LVV-së, Ardian Gola, për nënkryetar. Por, kur erdhi radha të votohej kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, LVV-ja abstenoi dhe e bllokoi konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Ismaili në postimin e tij.

Sipas tij, kjo është politika e Albin Kurtit, të cilën ai e ka cilësuar si mashtruese, hipokrite dhe në kundërshtim me atë që e kan proklamuar.

“Kaq për deklaratat dhe parimet e tyre. Një politikë mashtruese, hipokrite dhe në kundërshtim të plotë me gjithçka që kanë proklamuar deri më sot për konstituimin e Kuvendit. Prej dy vitesh, Kosova po mbahet në krizë pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë e Albin Kurtit: një gjë deklarohet para qytetarëve, ndërsa krejt e kundërta veprohet në Kuvend. Interesi i shtetit sakrifikohet vazhdimisht për llogari të interesave të tij politike”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button