Kosova

Muhaxheri për ujdinë e Abdixhikut me Kurtin: Figurën nuk e kontestoj, është dashtë me thirrë Këshillin e Përgjithshëm

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe, Vetëvendosjes, për propozimin e Bekim Sejdiut për president.

Muhaxheri, i pyetur se a duhet pranohet Sejdiu, ka thënë se figurën e këtij të fundit s’e konteston, porse, do të duhej të thirrej Këshilli i Përgjithshëm për ta diskutuar.

‘’Figura nuk e kontestoj. Është dashtë me thirr Këshillin e Përgjithshëm, aty me diskutu’’, ka thënë Muhaxherri

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button