Kosova

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të së hënës në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut.

Policia ka konfirmuar për Klan Kosova se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button