Kosova
Vdekje e dyshimtë në Han të Elezit, një person gjendet pa shenja jete në lumin Lepenc

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e fshatit Dërmjak të Hanit të Elezit, ku një djalë është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.
Siç raporton Indeksonline, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar te ngjarja.
I riu është pjesëtar i familjes Topojani.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa detajet rreth identitetit të viktimës dhe shkakut të vdekjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.



