Kosova
Të shtëna në rrugë pas një konflikti, policia arreston të dyshuarin në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, pas një konflikti me drejtuesin e saj.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 4 gusht rreth orës 17:30. Fillimisht, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte tentuar ta sulmonte fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar, i cili ndodhej në veturë
Kur viktima ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të veturës së tij.
“Lipjan / 04.08.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”



