Kosova
Kërcënoi me vrasje katër zyrtarë policorë, arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pejë ka arrestuar një person, i cili kishte kërcënuar me vrasje në mënyrë verabel katër policë.
Në raportin 24 orësh është bërë me dije se i njëjti e ka dëmtuar edhe një kompjuter në stacionin policor.
“Pejë / 21.06.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe brenda në stacion policor në një zyrë e ka dëmtuar një kompjuter. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raport.



