Kosova
Rasti i rëndë në Vushtrri: Dhunoi një të mitur, prangoset i dyshuari

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje derisa rasti është cilësuar si ‘dhunim’.Vushtrri 15.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit as inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.



