Kosova
Hajnat ia mësyjnë një fabrike në Podujevë, vjedhin para, armë dhe një kasafortë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një fabrikë në Podujevë.
Sipas policisë, dyshohet se në një fabrikë, në orët e para të së dielës janë vjedhur para të metalta, një armë dhe një kasafortë.
“Podujevë / 24.05.2026 – 03:00. Është raportuar se nga një fabrikë janë vjedhur para të metalta, një armë dhe një sef. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.



