Autoshkolla “Qendra” në Prishtinë organizoi trajnim për vajza në ngasjen e motoçikletës
Autoshkolla “Qendra” në Prishtinë, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklizmit “Çikat”, gjatë ditës së premte dhe të shtunë ka organizuar një aktivitet të veçantë trajnues për vajza, me qëllim të rritjes së kompetencave, sigurisë dhe shkathtësive praktike në ngasjen e motoçikletës.
Ky trajnim, i mbajtur në hapësirat pranë pran Hotelit Grand ne Qendrēr tē qytetit ku dëshmoi se ngasja e motoçikletës pērveç se është adrenalinë, mbi të gjitha ēshtë edhe përgjegjësi, disiplinë dhe kulturë e sigurisë në komunikacion. Pjesëmarrëset patën mundësi të marrin udhëzime praktike nga instruktorë profesionalë, duke u njohur me teknikat bazë të kontrollit të motorit, balancimit, lëvizjes së sigurt dhe reagimit në situata të ndryshme rrugore.
Aktiviteti kishte edhe karakter motivues, pasi u dedikua posaçërisht për vajzat, duke i inkurajuar ato që të fitojnë më shumë vetëbesim dhe pavarësi në një fushë që shpesh perceptohet si dominuar nga burrat. Përmes këtij trajnimi, Autoshkolla “Qendra” dha një mesazh të qartë: siguria në rrugë fillon nga edukimi, ndërsa aftësimi profesional është rruga më e mirë drejt një pjesëmarrjeje të përgjegjshme në komunikacion.
Me organizime të tilla, Autoshkolla “Qendra” po dëshmon se roli i saj nuk kufizohet vetëm në përgatitjen e kandidatëve për patentë shoferi, por shtrihet edhe në promovimin e kulturës së sigurisë, barazisë dhe përfshirjes aktive të vajzave në botën e motoçiklizmit.
Ky aktivitet u mirëprit nga pjesëmarrëset dhe qytetarët, duke u vlerësuar si një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet autoshkollave, klubeve të motoçiklizmit dhe komunitetit.



