KosovaKryesore

Prishtinë: Arrestohet një grua, e kanosi shtetasin amerikan me të cilin kishte jetuar për një kohë

Një grua është arrestuar në Prishtinë.

Ajo dyshohet se e ka kanosur një shtetas amerikan me të cilin kishte bashkëjetuar për një kohë.

Njoftimi:

Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë 16.04.2026-06:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e kishte kanosur viktimën mashkull shtetas amerikan me të cilin kishte jetuar me një vendbanim për një kohë dhe pas kërkesës së tij për lirimin e banesës, e dyshuara e kishte kanosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button