KosovaKryesore

Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fëmijëve të mitur

Prokurorja Javorka Perlinçeviq, në fjalën përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, ka deklaruar se Naim Murseli kreu një vrasje makabre në prani të fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët në momentin e ngjarjes ishin 4 dhe 6 vjeç.

Ajo theksoi se mizoria e krimit rëndohet nga fakti se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, duke përmendur edhe deklaratat e tyre të dhëna përmes psikologut.

Sipas prokurores, fëmijët kanë refuzuar kontaktet me babanë dhe kanë dhënë rrëfime që lidhen me momentin e vrasjes.

Gjithashtu u përmend dëshmia e vëllait të viktimës, Leonard Ademaj, i cili ka treguar se fëmijët kanë rrëfyer detaje të ngjarjes gjatë vizitave të tij.

Rasti po vazhdon të ndiqet nga opinioni publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button