Kosova

Shqipëri-Kosovë: Nis projekti për hekurudhën Shkodër – Gjakovë

Hekurudha Shqiptare ka njoftuar se financimi për ndërtimin e linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë pritet të sigurohet nga një kombinim i fondeve nga donatorë të ndryshëm dhe kontributeve kombëtare nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas studimit të fizibilitetit, kostoja e projektit është rreth 1.8 miliardë euro, ku 1.7 miliardë euro shkojnë për ndërtimin dhe pjesa tjetër për leje, shpronësime dhe shpenzime të tjera. Linja do të ketë 7 stacione, 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale prej 105.8 km, nga të cilat tunelët arrijnë 35.3 km.

Projekti pritet të zgjasë rreth 12 vjet nga fillimi i projektimit deri në operimin e plotë, ndërsa ndërtimi mund të nisë brenda 2–3 viteve të ardhshme, pas përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe prokurimit ndërkombëtar.

Autoritetet parashikojnë që kjo linjë të ndikojë ndjeshëm në transportin e mallrave dhe lëvizjen e pasagjerëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button