Kosova

OVL e UÇK-së akuzon Qeverinë në detyrë për mashtrime dhe anashkalim të veteranëve në rritjen e pensioneve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të sotme të Qeverisë në detyrë për rritjen e pagës minimale dhe pensioneve, duke i cilësuar ato si “mashtrime për publikun”.

Në reagim, OVL e UÇK-së ka theksuar se as kësaj here nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve të luftës, ndonëse janë përmendur të gjitha kategoritë e tjera shoqërore.
“Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-së, kjo tregon se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më shumë për lirinë e Kosovës po vazhdon.
“Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit”, thekson organizata.

OVL e UÇK-së kërkon që qeveria e ardhshme të përfshijë pensionet e veteranëve në rritjen e pagës minimale, duke e quajtur këtë “të drejtë të mohuar padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button