Marrëveshja e Trump me Xi Jinping, Rama bën shaka: Kur SHBA teshtin bota kollet, kur teshtin Kina futet në karantinë

Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u pyet nga moderatori edhe për marrëveshjen mes SHBA-ve dhe Kinës. Me batuta, kreu i qeverisë deklaroi se “nuk pati kohë t’i merrte në telefon dhe t’i pyeste”.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vlerëson çdo marrëveshje të mirë mes dy vendeve.
“E dini atë thënie që kur Amerika teshtin bota kollet, kur Kina teshtin bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për më të mirën e botës”, tha Rama.
Pyetje: Donald Trump do takohet me Xi Jinping, çfarë mendoni për këtë megamarrëveshje që flasin të gjithë?
Rama: Unë nuk fola me ta sepse siç ju thashë isha në Riad dhe nuk pata kohe t’i thosha çfarë do bëni nesër. Por vlerësimi imi është shumë i thjeshtë, çdo marrëveshje mes tyre është i mirë për të gjithë dhe çdo konflikt mes tyre është i keq për të gjithë.
E dini atë thënie që kur Amerika teshtin bota kollet, kur Kina teshtin bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për më të mirën e botës.



