Kosova

Presidentja Osmani takohet me zyrtarë të Arabisë Saudite për investime dhe EXPO 2030

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Riad, ka zhvilluar takime me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, dhe Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030, Talal Almarri.

Sipas një postimi në Facebook të presidentes, diskutimet kanë përfshirë mundësi për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030, e cila do të mbahet në Riad.

“Kosova do të ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë”, tha Osmani, duke theksuar rëndësinë e këtyre takimeve për promovimin e vendit dhe nxitjen e bashkëpunimeve ekonomike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button