Takimi Rudolph-Ulutas: KFOR’i shtyllë e stabilitetit në Ballkan, ushtarët gjermanë japin kontribut të rëndësishëm

Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar shtabin e KFOR’it ku është pritur nga komandanti Ozkan Ulutash.
Në njoftimin për këtë vizitë, ambasada gjermane tha se KFOR-i “mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”.
“Ambasadori Rainer Rudolph vizitoi Shtabin e KFOR-it, ku u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Gjatë takimit të tyre, ai shprehu vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon ta bëjë dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasadori gjerman u takua gjithashtu me Komandantin e Kontigjentit Gjerman të KFOR-it, Kolonel Müller.
Ambasadori Rudolph mësoi më shumë rreth kontributeve të rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në mision dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre



