Kosova
“Ujku Shigjetë”, teston ushtarët e FSK-së në kapacitete luftarake

Forca e Sigurisë, gjegjësisht Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore, ka zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.
“Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim”, thuhet në njoftim.



