Kosova

Osmani uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi presim të punojmë bashkë për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila u bë gruaja e parë në këtë post në vendin historikisht patriarkal.

Osmani tha se Kosova e vlerëson bashkëpunimin me Japoninë, për të cilën tha se është një aleate e palëkundur e popullit të Kosovës.

“Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleate e palëkundur i popullit tonë. Ne mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar ajo në X.

Konservatorja Takaichi u zgjodh sot kryeministre nga të dy dhomat e parlamentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button