Lajme
Kapen 60 kg drogë në Rinas, arrestohen dy shtetas kinezë

Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar 60 kilogramë kanabis në aeroportin e Rinasit.
Në pranga kanë rënë dy shtetas kinezë pasi u kapën në tentativë për të hyrë në territorin shqiptar me valixhe që përmbanin lëndën narkotike.
Të dy udhëtarët kishin udhëtuar nga Tajlanda, me ndalesë tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, para se të mbërrinin në Tiranë.



