Bota

Trump pas armëpushimit në Lindjen e Mesme: “Tani duhet ta mbyllim Rusinë”

Zhvilluesi i pasurive të paluajtshme, që tashmë shërben si “thikë zvicerane” diplomatike dhe i dërguar special presidencial për misionet e paqes, të hënën ndodhej në galeritë e Kneset-it izraelit, duke ndjekur fjalimin e Presidentit Donald Trump. Ndërsa Trump po festonte marrëveshjen e re për armëpushim në këmbim të pengjeve, ai ia kujtoi bashkëpunëtorit të tij një tjetër prioritet.

“Duhet ta mbyllim Rusinë. Duhet ta mbarojmë atë punë,” tha Trump, duke iu referuar edhe një marrëveshjeje të mundshme bërthamore me Iranin. “Nëse nuk të shqetëson, Steve, le të përqendrohemi fillimisht tek Rusia.”

I frymëzuar nga suksesi në Lindjen e Mesme, Trump po përpiqet të shfrytëzojë atë që ai e quan “momentum politik dhe diplomatik”. Një javë e ngjeshur që nisi me një udhëtim 36-orësh në Lindjen e Mesme, përfundoi me vizitën e presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, ku ai kërkoi miratimin e raketave me rreze të gjatë përpara një takimi të papritur të Trump me Vladimir Putinin në Budapest.

Ndërkohë, Trump konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të vepronte fshehurazi në Venezuelë dhe paralajmëroi për sulme të brendshme nëse “do të jetë e nevojshme”. Po ashtu, ai i dha mbështetje financiare prej 20 miliardë dollarësh liderit të Argjentinës, ndërsa paralajmëroi edhe për tarifa të reja ndaj Kinës, përpara takimit të ardhshëm me presidentin Xi Jinping.

“Mendoj se kemi shumë momentum, shumë besueshmëri. Marrëveshja në Lindjen e Mesme ishte shumë e rëndësishme,” tha Trump gjatë një dreke me homologun ukrainas. “Askush nuk besonte se mund të arrihej, por ne e arritëm.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button