Kosova

Mitrovicë e Veriut: Grua nën hetim për pyetjen “A ke votuar?” gjatë zgjedhjeve

Një grua nga Mitrovica e Veriut është vënë nën hetim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka cenuar përcaktimin e lirë të një votuesi gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është iniciuar më 17 tetor, pasi e dyshuara kishte telefonuar një burrë për ta pyetur nëse kishte votuar më 12 tetor, ditën e zgjedhjeve.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri, 12.10.2025 – 15:00. Me 17.10.2025 është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare, e cila ka telefonuar ankuesin mashkull kosovar, duke e pyetur se a kishte votuar në ditën e zgjedhjeve. E dyshuara është identifikuar dhe intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, dhe po trajtohet nga prokuroria kompetente.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button