KQZ: Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit përmbyllën në 24 komuna

Prishtinë, 17 tetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 10:00 të së premtes, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë përmbyllur në 24 komuna të Kosovës.
Sipas KQZ-së, janë verifikuar gjithsej:
1,903 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave,
1,882 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.
Nga 5,142 kuti votimi që i përkasin të dyja llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,785. Numërimi i votave për kandidatët e Kuvendeve Komunale po vazhdon për secilin vendvotim.
Komisioni njofton se aktivitetet e përfunduara deri tani janë regjistruar në komunat: Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri.
Në QKN zhvillohen tre aktivitete kryesore:
Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave,
Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike,
Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale.
Rezultatet e plota dhe në kohë reale mund të ndiqen në platformën e KQZ-së: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/



