Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë: Valon Prebreza (LVV) dhe Besnik Osmani (LDK) në balotazh për kryetar

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është drejt përfundimit, ndërsa në Fushë Kosovë tashmë janë numëruar 100% e votave. Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune e prin Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 45.12% të votave, i pasuar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, me 36.62%. Të dy do të përballen në balotazhin e raundit të dytë.
Në garën për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, LVV ka dalë forca e parë me 33.97%, e ndjekur nga LDK me 29.10% dhe PDK me 20.01% të votave.
Ndërkaq, kandidatët që kanë marrë më së shumti vota nga secila parti janë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Shpend Bardiqi – 6719 vota
Festim Pllana – 535 vota
Durim Hajra – 527 vota
Daut Krasniqi – 453 vota
Kushtrim Mirena – 412 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Mirlinda Krasniqi – 5755 vota
Afrim Dumani – 549 vota
Laureat Gojnovci – 495 vota
Jetmir Berisha – 306 vota
Burim Berisha & Ali Topalli – nga 289 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Rrahim Tërnava – 3957 vota
Valon Murseli – 425 vota
Ermal Dumani – 297 vota
Aida Alimi – 290 vota
Migjen Kolshi – 240 vota



