Ursula von der Leyen sot për vizitë zyrtare në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të trafikut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Me rastin e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit evropian në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës dhe lëvizjen e lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.
“Ky proces mund të përfshijë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik,” thuhet në njoftim.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë masat dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh këto kufizime të përkohshme.
Vizita e Ursula von der Leyen pritet të fokusohet në marrëdhëniet Kosovë–BE, procesin e integrimit evropian, si dhe zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.



