Kosova

Publikohen rezultatet e para për Asamblenë e Komunës së Prishtinës: LDK kryeson, pasuar nga VV dhe PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës. Deri më tani janë procesuar rezultatet nga 24 vendvotime.

Sipas të dhënave të deritanishme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po prin me 2,067 vota, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 1,424 vota, ndërsa në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,417 vota.

Në radhët e LDK-së, më së shumti vota ka marrë Përparim Rama, bartës i listës, me 2,067 vota, pasuar nga Bujar Bashi me 138 vota, Bekim Gashi me 133 vota dhe Milazim Vitija me 118 vota.

Nga Vetëvendosje, bartësja e listës Mrika Limani Myrtaj prin me 1,424 vota, ndërsa pas saj renditen Gëzim Sveçla me 99 vota dhe Egzon Azemi me 57 vota.

Ndërkohë, në listën e PDK-së, më së shumti vota ka marrë bartësi Uran Ismaili me 1,417 vota, i ndjekur nga Besianë Musmurati me 69 vota, Agron Canolli me 57 vota dhe Yll Muriqi me 50 vota.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bartësi i listës Bekë Berisha ka marrë deri tani 663 vota.

KQZ pritet të publikojë vazhdimisht rezultatet për vendvotimet e mbetura në orët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button