Rekord vizitorësh në destinacionet kulturore dhe historike të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se destinacionet historike dhe kulturore të vendit kanë regjistruar një rekord vizitorësh gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, nga janari deri në shtator janë regjistruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sitet më të vizituara janë:
Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë
Ky rekord i vizitorëve pasqyron një interes në rritje për trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë dhe pritet të sjellë ndikim pozitiv edhe në turizmin dhe ekonominë e vendit.



