
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është e nderuar të jetë e ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Slloveni.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Osmani ka ndarë momente nga pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje, ku shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Sllovenia po pret Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në kryeqytetin Lubjanë. Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh parlamentarë nga vendet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj, për të diskutuar mbi sigurinë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.



