Kosova

Petkoviq reagoi pas zgjedhjes së Rashiqit: “Posti i nënkryetarit të Kuvendit i takon vetëm Listës Serbe”

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Në një postim në platformën “X”, Petkoviq e ka quajtur këtë zgjedhje “krejtësisht joligjore”, duke theksuar se, sipas tij, pozita e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb i takon vetëm Listës Serbe.

“Shkeljet e vendimeve ligjore të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti arritën kulmin sot. Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm”, ka shkruar Petkoviq.

Ai u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet lokale të së dielës të mbështesin Listën Serbe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button